Kontabiliteti është gjuha e biznesit, dhe ashtu si çdo komunikim, ky informacion duhet të jetë i shpejtë i sakt dhe në kohë reale. Ai duhet, mbi të gjitha, ti shërbejë drejtueseve për marrjen vendimëve.
Ndryshimet e shpejta teknologjike kanë sjellë gjithashtu mundësi të mrekullueshme për përshtatjen e sistemeve të informacionit kontabël, Ky sistem informacioni nuk mund të jetë vetëm një plan llogarish , por burim i paçmueshëm informacioni.
Ne mund të realizojmë ngritjen e një sistemi të informacionit kontabël që mundëson informacion të plotë,Zyra jone ofron sherbime dhe raportim të plotë dhe analiza që ju lejon të vlerësoni situaten financiar të aktivitetit tuaj dhe të realizoni qëllimet tuaja të biznesit,Duke ju dhënë mundësi që Ju ndërkohë të fokusoheni në drejtimin e biznesit tuaj.
Paketa e plotë e shërbimeve:
- Mbajtja e kontabilitetit të përditshëm.
- Përgatitja e pasqyrave financiare.
- Auditimin e brendshem.
- Ngritjen e sistemit të informacionit kontabël.
- Rishikim i raportimeve dhe të dhënave kontabël.
- Raporte dhe analiza të ndryshme për qëllime të vendimmarrjes.
- Asistencë me zbatimin dhe administrimin e sistemit (ERP, POS, sistemet e shitjes me pakicë etj.)