Digital Financial Services (DFS)Digital Financial Services (DFS)
Digital Financial Services (DFS)

Shërbime Taksash

Administrimi i taksave është një nga fushat më të ndjeshme për sipërmarrjet.

Sistemi i administrimit të taksave, ashtu si vetë profesioni financierit, ka ndryshuar ndjeshëm kohët e fundit. Tashmë nuk është i nevojshëm vetëm të kuptuarit  të legjislacionit por ndërveprim real dhe i shpejtë për tu përshtatur me të.

Nevojitet marrja e vendimeve në kohën e duhur, që në fazën e hartimit të planit tuaj dhe më pas zbatimit të tij hap pas hapi. Përfshirja e administrimit të sistemit tatimor në  zhvillimit të informatizimit të shumë proceseve, kërkon përshtatje të shpejtë dhe ndryshim të mendësisë për rolin e sistemit tatimor.

Ne nuk ju ofrojme  vetëm sherbime  për të hartuar deklaratën mujore ose vjetore në fund të periudhës, por, energjia jonë më e madhe është e fokusuar në hartimin e strategjisë më të mirë dhe, pastaj, kontrolli të vazhdueshëm, përpara plotësimit të deklaratës finale. Kështu, ne do të kemi kohë, së bashku, për të marrë vendime në kohën e duhur.

Ne punojmë me ju  për të zhvilluar një plan të përshtatur me strategji të kursimit për situatën tuaj.

Paketa e plotë e shërbimeve:

  • Kryerja e të gjitha deklarimeve tatimore referuar legjislacionit në fuqi.
  • Ndjekja e procedurave gjatë kontrolleve të ndryshme tatimore.
  • Asistencë e vazhdueshme për personelin përgjegjës.
  • Rishikim i deklarimeve tatimore periodike.
  • Informim i vazhdueshëm i ndryshimeve më të fundit ligjore.